Qeveria e Kosovës mbështet dy projekte për komunitetet në rajonin e Prizrenit.

                                Zëvendëskryeministrja për Çështje të Pakicave dhe të Drejtat e Njeriut, Emilija Rexhepi ka njoftuar se Qeveria e Kosovës në dy lokalitete të rajonit të Prizrenit do të mbështesë projekte që synojnë përmirësimin e kushteve të jetesës për komunitetet. Rexhepi ka bërë të ditur se këto projekte përfshijnë ndërtimin e një salle kulturore-sportive në fshatin Restelicë të Komunës së Dragashit dhe rregullimin e shtratit të lumit në Lubizhdë të Komunës së Prizrenit.

“Qeveria e Republikës së Kosovës, përmes Ministrisë për Zhvillim Rajonal, do të mbështesë dy projekte të rëndësishme infrastrukturore që do të përmirësojnë jetën e komuniteteve lokale: Ndërtimi i sallës kulturore-sportive në Restelicë (komuna e Dragashit) – Salla e re do të ofrojë hapësirë për aktivitete sportive, kulturore dhe shoqërore, duke forcuar solidaritetin dhe identitetin e komunitetit; dhe Rregullimi i shtratit të lumit në Lubizhdë (komuna e Prizrenit) – Rregullimi i rrjedhës së lumit do të përmirësojë sigurinë, do të zvogëlojë rrezikun e përmbytjeve dhe do të kontribuojë në ruajtjen e natyrës”, ka njoftuar zëvendëskryeministrja Rexhepi.

Me këto projekte, sipas saj, Qeveria tregon përkushtimin për zhvillim të barabartë dhe përmirësimin e kushteve për të gjithë qytetarët.