Qeveria e Kosovës po i detyron mërgimtarët ta bëjnë testin e Covid, brenda ditës do të mblidhen 780 mijë euro

0

Pas fluksit të ardhjes së mërgimtarëve, Ehat Miftaraj nga Instituti i Kosovës për Drejtësi ka thënë se, Qeveria e Kosovës po i detyron ata të vetëizolohen dhe ta bëjnë testin e COVID-19.


Miftaraj më anë të një shkrimi në Facebook, thotë se brenda një dite, mërgimtarëve do t’iu merren nga 780 mijë euro nga bërja e këtyre testeve nga laboratorët private.

“Pas shumë e shumë peripecive në kufijtë në Hungari, Slloveni, Kroaci dhe Serbi, dhuratën më të poshtër po e marrin në kufirin e Kosovës, respektivisht nga Qeveria e Avdullah Hotit dhe Armend Zemaj. Mërgimtari nga shteti i tij i quajtur Kosovë në kufi e merr një deklaratë të përgatitur nga Qeveria e Kosovës, detyrohet ta nënshkruaj, ku sipas rekomandimit të Qeverisë ai zotohet se do të vet izolohet për 14 ditë, nuk do të pranoj vizita nga familjarët dhe nuk do të lëviz. Krejt këto deri sa te bëjnë testin përmes së cilit konfirmohet se të njëjtin janë negativ”, ka shkruar Miftaraj.

Ai thotë se, pozita dhe opozita nuk duhet lejuar këtë, që sipas tij, është në dëm të mërgimtarëve.

“A e dini që mërgimtarët janë shtetas të Kosovës dhe i mbron Kushtetuta e Kosovës njëjtë si i mbron Avdullahun, Armendin, Selimin, etj. A i keni informuar mërgimtarët për këto masa dhe se çka janë pasojat nëse vinë në Kosovë? A ka ndërmarr Armend Zemaj dhe Abvdullah Hoti ndonjë masë që çdo mërgimtar që hynë në kufi me ia bë COVID-19 testin pa para? po a është marrëveshje Qeveri-laboratore private të lidhura me qeverinë që 13 mijë mërgimtarë që vinë brenda ditës të detyrohen të bëjnë testin prej 60 euro. 60 euro here 13,000 barazi me 780 mijë euro në ditë? Pozitë/opozitë nuk duhet lejuar këtë biznes të qeveritareve në dëm të shtetasve tanë që jetojnë në mërgim”, ka përfunduar ai.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *