Qeveria e Republikës së Kosovës ka zhvilluar mbledhjen e rregullt, në të cilën ka miratuar tri projektligje.

0

Zyra e kryeministrit përmes një njoftimi publik ka njoftuar se cilat projektligje janë miratuar sot.

Në njoftim thuhet se, Projektligji për Ratifikimin e Marrëveshjes financiare për IPA 2019, pjesa e dytë, objektivi 1, ndërmjet Republikës së Kosovës dhe Bashkimit Evropian është projektligji i parë i miratuar në mbledhjen e sotme të kabinetit qeveritar.

Sipas njoftimit, Projektligji trajton çështjen e ratifikimit të marrëveshjes financiare për IPA 2019, pjesa e dytë, Objektivi 1, ndërmjet Republikës së Kosovës dhe Bashkimit Evropian. Me hyrjen në fuqi, Marrëveshja financiare për IPA 2019, pjesa e dytë, Objektivi 1, ndërmjet Republikës së Kosovës dhe Bashkimit Evropian bëhet edhe miratimi i programit vjetor IPA 2019, pjesa e dytë, Objektivi 1, me anë të të cilit do të zbatohet asistenca e dhënë nga BE-ja për Kosovën në kuadër të IPA-s në formë të projekteve të përshkruara në kuadër të marrëveshjes në fjalë. Kjo është në përputhje të plotë me prioritetet e përcaktuara nga Qeveria e Republikës së Kosovës në Programin e Qeverisë së Republikës së Kosovës 2020-2023.

Është miratuar nga kabineti qeveritar edhe Projektligji për ratifikimin e marrëveshjes kornizë për kredi ndërmjet bankës për zhvillim të Këshillit të Evropës dhe Kosovës – instrumenti për financim të sektorit publik për reagim emergjent ndaj covid-19.

“Marrëveshja siguron mbështetjen e Qeverisë së Kosovës në përpjekjet e saj për t`i ofruar shërbimet mjekësore ndaj të prekurve nga virusi COVID-19. Financimi nga kjo kredi do të ndërlidhet edhe me shpenzimet veçse të bëra nga Qeveria e Republikës së Kosovës si rrjedhojë nga kriza e shkaktuar nga COVID-19, e në përputhje me vendimin e Qeverisë 04/0610 të muajit mars 2020, si dhe do të financojë një pjesë të masave për mbështetje sociale dhe ekonomike të parashikuara në Vendimin të Qeverisë së Republikës së Kosovës 01/19 të datës 30 mars 2020. Më konkretisht, do të mbuloj shpenzimet e pagesës se shtesës për ngarkesën në punë për punonjësit e vijës së parë të frontit të cilët po luftojnë virusin COVID-19, dhe të punonjësve të bizneseve që vazhduan furnizimin me mallra esenciale”, thuhet në njoftim.

Miratimin e Qeverisë ka marr edhe Projektligji për ndryshimin dhe plotësimin e ligjit për deminim humanitar.

“Ky projektligj do të bëjë ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për deminim humanitar i cili ka përcaktuar aktivitetin e deminimit humanitar, institucionet kompetente, kushtet dhe kriteret për akreditimin e organizatave që merren me deminim humanitar. Plotësimi dhe ndryshimi është iniciuar si rezultat i miratimit të tri ligjeve të reja bazike për FSK-në dhe Ministrinë e Mbrojtjes me të cilat është bërë ndryshimi i mandatit ligjor të Forcës së Sigurisë së Kosovës, respektivisht riorganizimit dhe kalimit të Ministrisë së FSK-së në Ministri të Mbrojtjes. Kjo gjë ka rezultuar edhe me ndryshimin e legjislacionit tjetër përkatës, si nevojë e inkorporimit të ndryshimeve ligjore të ndodhura”, thuhet në njoftim

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *