Qeveria ka një thirrje për qytetarët lidhur me vaksinimin anti-COVID

0

                               Qeveria e Kosovës ka dalë me një apel për qytetarët që të aplikojnë për vaksinim, pasi po rritet sasia e vaksinave anti-COVID.Në njoftimin e publikuar në faqen zyrtare të Qeverisë së Kosovës, në Facebook, thuhet se “sasitë e vaksinave vazhdimisht po shtohen, andaj ju bëjmë thirrje qytetarëve të kualifikuar të grupeve prioritare sipas planit të vaksinimit që të regjistrohen dhe të aplikojnë për vaksinim në: ekosova.rks-gov.netMinistria e Shëndetësisë ka njoftuar se sot kanë pranuar 182.900 doza të vaksinës Astra Zeneca nga Norvegjia.Në një postim në Facebook thuhet se kontingjenti i vaksinave nga Norvegjia kanë mbërritur në Kosovë përmes transportit të organizuar nga institucionet e Bashkimit Evropian.Sa i përket vaksinimit kundër coronavirusit, në 24 orët paraprake janë administruar 11900 doza.Në total, deri më tani, Kosova ka vaksinuar 204,774 persona.Sipas Ministrisë së Shëndetësisë, 48,437 persona janë vaksinuar plotësisht, me të dy dozat e vaksinës.Kosova nisi fushatën e vaksinimit në fund të marsit, ndërkaq më 15 qershor nisi imunizimi masiv.Deri në fund të vitit, autoritetet mëtojnë të vaksinojnë 60 për qind të popullatës.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *