Qeveria ka obligim kushtetues mbrojtjen e qytetarit. por edhe lirinë e lëvizjes dhe lirinë e aktivitetit ekonomik – Shkruan ;Prof.Mustafë Kadriaj,ekonomist,

0

               Ne si popull jemi bërë aq imun ndaj abuzimit të politikës në vend që nuk ka provokim nga ana e politkës që e nxitë qytetarin e Kosovës për të protestuar ndaj të drejtave të veta elementare.

E them këtë sepse ,ky popull ka protesutuar dhe ka demsotruar ndaj makinerise Serbe përkunder privimit nga jeta ku shumë protesteuesë janë vrarë në mbrojte të të drjetave dhe lirisë ndërsa, sot padrejtësit dhe abzuimi ,nga ana e politkës bëhet cdo dite e cdo moment nda qytetarit në nivel të shërbimeve aspak në nivel, me taksa dhe tatime që e rendojnë jetën e qytetarit . E mos të flasim për abuzim politik, ku për interesa të tyre prishin qeveri e e organizojnë zgjedhje varësisht me intersat e tyre partiake e klanore .Po ashtu edhe me përfaqësim aspak dinjitoz si në nivel parlamentar e qeveritar dhe në përfaqësim iashtë vendit.

         Pra politika në vend edhe me rastin e pandemisë covid 19 gabimet e veta i amortizon me masa ndaj qytetarëve kur te ju teket. E them këtë për faktin që ish qeveria Kurti e izoloi qytetarin për dy muaj, por me të iu lëkundur pushteti e mbushi sheshin me militant .Derisa besimtarët musliman i privoi nga falja e Fiter Bajramit. Por me të marr ekzikutivin e vendit z.Hoti në emër të lirisë së lëvizjes filloj të merr veten qytetari dhe biznesi në vend, por filluan shifrat e te prekurëve me covid 19 të rriten nuk ishte shqetësuese derisa u rrit numri i të vdekurve dhe si gjithnjë qytetari dhe biznesi atakohet dhe po privohet.

           Me këtë dua të ngris si shqetësim që valles së abuzimit ndaj qytetarëve dhe bizneseve iu ka bashkuar edhe shëndetësia .them kete sepse të ashtuquajturit njerëz kompetenetë të shëndetësisë që njohin problematiken e virusit korona nëse e bëjmë një rezyme të prononcimeve të tyre kanë pasur kundërthënie nga deklarimi në deklarim si në veten e parë, por edhe në raport me kolegët.

      Dhe për fat jo të mirë gjithnjë fatura e abuzimit i ngarokohët qytetarit dhe ekonomisë me këtë bëjë thirrje qevrisë në vend që mos të ndalet aktiviteti ekonomik .por gjithnje duke respektuar masat mbrojtëse ,përndryshe ne si vend do shaktrrohemi nga pandemia e varfërisë ekonomike .

  Me këtë dua të i kujtojë qeverisë në vend që ne u privuam nga liria e lëvizjes nga ish qeveria Kurti, por edhe ato pagesa të zotuar nuk u realizun dhe i mbeti patate e nxehtë qeverisë akutale. Ku si rezultat i mungesës së numrave të deputetëve për rishikim buxheti është mbetur pezull zotimi.

        Pra si përfundim qeveria ka obligim kushtetues mbrojtjen e qytetarit ,por edhe lirinë e lëvizjes dhe lirinë e aktivitetit ekonomik ,pra të zhvillohet akiviteti ekonomik dhe liria e lëvizjes e shoqëruar me masa mbrojtëse./qendrapress.com/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *