“Qeveria ka ra, sepse një Qeveri që nuk mundet me i mbledh as deputetët e vet ajo veçse ka ra”.
Ishte konkluza e deputetes së Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Donika Kadaj-Bujupi në një intervistë në T7.
Ajo tha se Qeveria aktuale nuk po mundet t’i mbledh deputetët e saj për të marrë pjesë nëpër punimet e Kuvendit.
“Qeveria e cila nuk merr pjesë as në Kuvend e ka sjellë vendin në këtë gjendje. Mendoj se qysh nesër duhet të caktohet data e zgjedhjeve, sepse ekziston një shpërfillje ndaj situatës, nuk ka interes as një ligj i thjeshtë me u votu për me i ndihmu qytetarët. Ministrat nuk i kemi për foto por me punu për interesa të qytetarëve”, tha ajo.
Kadaj-Bujupi nuk e ka votuar Qeverinë Hoti përkundër se subjekti pjesë e së cilës është edhe ajo ishte e përfshirë në koalicion.