Qeveria miraton shtesat prej 60 eurosh për punonjësit shëndetësor

0

                         Qeveria e Kosovës në mbledhjen e thirrur të mërkurën ka miratuar propozim-vendimin për ndarjen e 10 për qind të të pagesës shtesë neto prej 10% të pagës, jo më pak se 60 euro.Nga ky propozim-vendim është paraparë të ndahen 1.8 milion euro.“Propozim-vendimi në fjalë ka të bëjë për qëllim ndamjen e 1.8 milionë euro në zbatim të masës 4.1, bazuar në vendimin e qeverisë 13/19, lidhur me pakon e ringjalljes së ekonomike. Jo më pak se 60 euro për punonjësit shëndetësor për muajit nëntor dhe dhjetor të vititi 2021”, deklaroi në mbledhje ushtruesja e detyrës së ministres së Shëndetësisë, Dafina Gexha. Vendimi i Qeverisë vjen pas protestave të sindikalistëve të punonjësve shëndetësor për miratimin e Ligjit të Punës.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *