Qeveria njofton për vërshimet: Istogu, Mitrovica e Skënderaj drejt stabilizimit, situatë e rënduar në Klinë
Qeveria njofton për vërshimet: Istogu, Mitrovica e Skënderaj drejt stabilizimit, situatë e rënduar në Klinë
të prekura nga vërshtimet të enjten.Në njoftimin e Qeverisë thuhet se gjëndja më e rënduar është në Klinë, ndërsa Istogu, Mitrovica dhe Skenderaj po shkojnë drejt stabilizimit, transmeton Gazeta Online Reporteri.net.“Aktualisht situata po shkon drejt stabilizimit në Istog, Mitrovicë dhe Skenderaj. Në Mitrovicë dhe Skenderaj janë dërguar dhe kanë arritur gjashtë ekipe shtesë të Agjencisë për Menaxhimin e Emergjencave konkretisht nga tri ekipe shtesë për këto dy komuna. Situata mbetet më e vështirë në Klinë, ku po dërgojmë përforcime shtesë me zjarrfikës nga komunat përreth”, thuhet në njoftim. Nga Qeveria thonë se janë mobilizuar së bashku me FSK’në, policinë e zjarrfikësat që t’u ndalin në ndihmë qytetarëve. Atyre u apelohet të thirrin në numrin 112 në rast nevoje. /Reporteri.net/.
Njoftimi i plotë:
Qeveria e Republikës së Kosovës, së bashku me të gjitha institucionet e saj vartëse po vazhdon angazhimin e saj në përballje me vërshimet e shkaktuara pas reshjeve të mëdha.Aktualisht situata po shkon drejt stabilizimit në Istog, Mitrovicë dhe Skenderaj. Në Mitrovicë dhe Skenderaj janë dërguar dhe kanë arritur gjashtë ekipe shtesë të Agjencisë për Menaxhimin e Emergjencave konkretisht nga tri ekipe shtesë për këto dy komuna.Situata mbetet më e vështirë në Klinë, ku po dërgojmë përforcime shtesë me zjarrfikës nga komunat përreth.Qeveria e Republikës së Kosovës është mobilizuar me të gjitha kapacitetet e saj, me Forcën e Sigurisë së Kosovës, me Policinë e Kosovës dhe të gjitha njësitë e zjarrfikësve, të cilët do të jenë në shërbim të qytetarëve 24 orë.U bëjmë thirrje të gjithë qytetarëve në zonat e rrezikuara të bëjnë kujdes me lëvizjet e tyre, të shmangin kalimet në rrugët me prezencë uji dhe të respektojnë rregullat e qarkullimit rrugor.Qytetarët mund ta bëjnë informimin në Qendrën Operative Emergjente, përmes numrit unik emergjent 112.