Qeveria pas mbylljes së çerdhet: Të lirohet njëri prind nga obligimi për t’u paraqitur fizikisht në punë

0

                                       Qeveria e Kosovës gjatë ditës së diel ka mbajtur mbledhjes e radhës ku u diskutuan masat e reja antiCovid19. Në këtë mbledhje janë miratuar masat e përgjithshme dhe të veçanta për kontrollin, parandalimin dhe luftimin e pandemisë COVID-19. Me vendim të ri, janë mbyllur edhe institucionet parashkollore. Por,sipas pikës 21 së vendiit, nëse fëmiu ka dy prindërit të punëduar, njëri prind lirohet nga obligimi për t’u paraqitur fizikisht në punë gjatë periudhës 13 – 26 shtator 2021.“21. Për familjet me fëmijë të regjistruar në institucione parashkollore dhe me dy prindër të punësuar (ose qe ka vetëm një prind dhe ai prind është i punësuar), njëri prind lirohet nga obligimi për t’u paraqitur fizikisht në punë gjatë periudhës 13 – 26 shtator 2021”, thuhet në dokumentin e Qeverisë.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *