Qeveria që po i mbivendoset kushtetutës dhe kuvendit!-Shkruan;Hisen BERISHA,deputet i Kuvendit të Kosovës
Sot, 06.10.2023, në seancën e Kuvendit të Kosovës, e planifikuar për ti adresuara pyetjet e deputetëve gjegjësisht qytetarëve të Kosovës, Kryeministri Kurti në foltorën e kuvendit deklaroi se, “nuk do iu përgjigjet pyetjeve të deputetëve të opozitës, as ai dhe as ministrat e tij, si revansh për mos votimin e marrëveshjeve ndërkpmbëtare të qeverisë. Kjo në rend të parë është ndesh me rregullorën e kuvendit dhe Kushtëtuten e Republikës së Kosovës. Por, ajo çfarë shpërfaqi Kryeministri e shpura e tij qeverisëse e kabinetarët e tij, tregon se ky nuk qeverisë në frymën e Kushtëtutës së Kosovës, por me arrogancën e numrave po i mbivendoset kushtetutës dhe kuvendit. Albin Kurti qeverisë me “agjendë” të përgatitur paraprakisht, prej kohesh, që nga “takimi i Brezovicës”, nga ku mori direktivat për angazhim në politikë, fillimisht si organizatë multietnike “KAN” për ruajtjen e bashkim-vllazrimit në formën e bashkëjetesës, në kuadër të “Lëvizjes për Jugosllavinë” të themeluar nga “Jugosllavenët e Bashkuar”, të cilën më vonë e transformon në Levizje me emërtimin intrigues “Vetëvendoëlsje”, për “bashkim kombëtar”, me qëllim të komprometimit edhe të këtij ideali të shqiptarëve. Tashmë, për katër vite qeverisje që nga 06 Totori 2019, e dëshmoj se, agjenda me të cilën erdhi në politikë dhe po qeverisë, e ka mision zhbërjen e shtetit të Kosovës, në aspektin ekonomik, social, politik dhe të sigurisë. Pushtetin e ekstremit të majtë njerëzimi e ka përjetue gjatë fashizmit, e kombi shqiptarë që jeton në Republikën e Kosovës, po hyjnë dalëngadalë në zjarrin e kësaj ideologjie qeverisjëje. Kjo çfarë bëri pushteti sot, duke i ikur përgjegjësisë që ka, me mos përgjigjien në pytjet parlamentare të deputetëve, tregon se kjo qeveri nuk jep llogari dhe nuk dëshiron të jep llogari për korrupsionin, krimin e organizuar, keqqeverisjen, mashtrimin, vjedhjen, acarimin e raporteve me aleatët me theks SHBA, futja e vendit nën sanksione, me theks në fushën e mbrojtjes, stërkeqjen e procesit politik, deri të veprimet politike që po e kthejnë Serbinë në Kosovë. Arsyetimi se këtë po e bën për shkak të bllokimit nga opzita të “marrëveshjeve ndërkombëtare” është banal deri në joseriozitet. Qeveria e ka pushtetin dhe duhet ti zgjedhë problemet, ndërsa opozita po i përdor mjetet ligjore, kushtetuese më demokratike, për ta ndalur këtë qeveri të shkatrtimit, të korrupcionit, të krimit të organizuar e tradhtisë. Moratoriumi ligjor në kuvend që ka vendosur Partia Demokratike, është propozuar pikërisht për ta ndalur në rrugën e zhbërjes së shtetit, për ta detyruar në kompromis konsensual për gjetjen e strategjisë dalëse nga kjo situatë, duke konstituuar një qeveri gjithpërfshirëse, e cila mërr përgjegjësin e përmbushjes së obligimeve kontraktuale ndërkombëtare./www.qendrapress.com/