QEVERIA TË HËNËN PRITET TË MERR VENDIM PËR KËRKESAT E GASTRONOMËVE, ANULOHET PROTESTA E PARALAJMËRUAR

0

Shoqata e Gastronomëve të Kosovës ka njoftuar se kanë anuluar protestën e paralajmëruar për ditën e premte.

Sipas tyre, pezullimi i kësaj proteste deri në marrjen e vendimit të Qeverisë për masat, siç është kufizimi i lëvizjes dhe zgjatja e orarit të punë “Kemi vendosur që protesta e caktuar të premten më 25.09.2020, të pezullohet deri në marrjen e vendimit të Qeverisë, të hënën më 28.09.2020. Në rast të mosmarrjes së këtij vendimi, atëherë të hënën do të ju njoftojmë lidhur me datën dhe kohën e mbajtjes së kësaj proteste, me organizim dhe mbështetje sa më të madhe”, thuhet në njoftimin e gastronomëve

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *