Qeveria të ndalojë manipulimet dhe përfitimet në kohë krize.–Shkruan:Inxh i elek.Qemal Mehmeti

                         Kjo çfarë po ndodh këto ditët e fundit në Kosovë me ngritjen e çmimeve është dukuri që po ndodh gjithandej rajonit, Evropës madje edhe në nivel global, si pasojë e luftës ruso- ukrainase. Ndërsa ne nuk jemi oazë e izoluar, por jemi pjesë e ekonomisë dhe tregut global, atëherë gjithsesi ekonomia dhe tregu ynë do të përjetojnë të gjitha goditjet tektonike që i pësojnë tregjet dhe bursat botërore. Dhe të parët që duhet tu bëjnë ballë këtyre lëvizjeve duhet të jenë qeveria me politikat e saj amortizuese si dhe tregtarët . Në situatën aktuale qeveria po tregohet paksa e ngathtë, ndërsa tregtarët, apo si po quhen kohët e fundit oligarkët shumë të shkathtë dhe të pangopshëm e të pashpirt, por kuptohet jo të gjithë, të cilët përveç përfitimit nuk shohin asgjë tjetër. Dhe unë mendoj se qeveria e Kosovës duhet për çdo minutë të përcjell situatën dhe të ndërmarrë masat e nevojshme për të mos lejuar që gjendja të del nga kontrolli. Të ndalojë manipulimet dhe përfitimet në kohë krize, si dhe duke ndërmarrë masa të caktuara ekonomiko – fiskale për lehtësim importi( heqja e akcizave apo TVSH). Po ashtu edhe mediat duhet të angazhohen dhe të kontribuojnë në uljen dhe zbutjen e këtyre “etheve të erëluftës”. Por mbi të gjitha , po potencoj, mbi të gjitha duhet që tregtarët të ndalen e jo si më ndodhi mua sot, që brenda 1 ore të ketë ngritje 10% të vajit. Ai tregtar nuk e ka blerë vajin brenda asaj ore. E ndershme do të ishte që sasirat mallrave të blera më herët të shiten me ato çmime të planifikuara e jo të përfitojnë në kohën e krizës ./qendrapress.com/