Qeveria Totaj, sheshin ‘’Shadërvan’’,po ia kthehen Prizrenit dhe vizitorëve të shumtë
Pas një angazhimi maksimal të Komunës së Prizrenit, gjegjësisht Drejtorisë së Shërbimeve Publike, kompanisë , që ka kryer punimet dhe mirëkuptimit që kryetari Totaj që ka gjetur me KEDS-in sot filloi heqja e shtyllave elektrike dhe kabllove të shumta që e shëmtonin këtë sheh ta traditës së lashtë të Prizrenit. Me këtë rast kryetari Totaj,nënkryetari Kujtim Gashi, drejtori i Shërbimeve Publike Çelë Lamaj ai i inspektorateve Islam Ukimeri nga afër panë largimi e këtyre shtyllave dhe rikthimin e dinjitetit këtij sheshi dhe vete qendrës historike të Prizrenit. Me këtë rast Kryetari Totaj tha se edhe pse kjo ndoshta dikur i është duke e pa imagjinuar, megjithatë ky ishte një premtim i yni që sheshin ‘’Shadërvan’ do ta rikthejmë dinjitetshëm tek prizrenasit dhe tek vizitorët anekënd Kosovës e botës që vijnë këtu.
Ai pastaj shpjegoi se edhe punë tjera do të punohet këtu si rregullimi i tavolinave , pastaj një renditje sa më mirë për vizitorët dhe prizrenas do të bëhet këtu tha kryetari Totaj
Kurse drejtori Çelë Lamaj tha se dua të falënderojë kompaninë që ka kryer punë shumë profesionale dhe pastaj tregoi se tashëm shumë punë janë krye në ‘’Shadërvan’ dhe Qendrën historike, ndoshta vlera ka kaluar 2 milion euro, por ai tha s projekti ynë për këtë shesh dhe qendrën historike është në vlerë prej 3 milion euro. Tani më filluam me heqjen e shtyllave dhe kabllove e po kështu kemi përfunduar punën drejt kalas dhe ën rrugën ‘’Shuaip Spahiu’’ dhe besojë se nëntori të na gjet të gatshëm në këtë shesh tha ai.
Sot, këtij veprimi ju gëzuan edhe shumë prizrenas ,sepse vërtetë kallot e shumta parregullsia e tyre vërtetë e shëmtonin sheshin ’Shadërvan’’. E tani këtij sheshi po i kthehet dinjiteti, duke ju kthyet dinjiteti këtij sheshi i kthehet edhe qendrës historike të Prizrenit historik e legjendarë. Prizrenasit po përjetojnë me kaq gëzim, thanë disa se ndihemi edhe ne shumë krenar