Qeveria ua dërgon ftesën komunave për takimin e 15 majit – këto janë detajet (Dokument)

Me 15 maj do të mbahet takimi ndërmjet Qeverisë së Kosovës dhe Asociacionit të Komunave të Kosovës.Qeveria tashmë ua ka dërguar ftesën komunave për këtë takim.Në ftesën e siguruar nga Gazeta Blic, thuhet se takimi do të mbahet në Ndërtesën e Qeverisë, nga ora 10:00.Fjalën hyrëse do ta ketë kryeministri Kurti, më pas kryetari i AKK-së dhe më pas do të ketë diskutim të hapur.Në takim të pranishëm do të jenë edhe ministrat Murati, Aliu, Krasniqi, Peci dhe zv/ministri Dobra.