Qeveria vendos të hiqet ora policore në të gjitha komunat, zgjatet orari i gastronomisë

0

Ora policore do të hiqet në të gjitha komunat e vendit. Do të zgjatet orari i punës për lokalet e gastronomisë. Po ashtu, do të lejohet veprimtaria e tregjeve publike të automjeteve.Qeveria e Kosovës në detyrë, së shpejti pritet t’i miratojë masat e reja anti-Covid.Gazeta Express  burime brenda Ministrisë së Shëndetësisë shkruan se do të hiqet ora policore në të gjitha komunat e vendit.Po ashtu, do të zgjatet orari i punës për gastronominë, nga ora 20:00 sa është tani, deri në orën 21:00 ose 22:00, kjo do të bëhet për secilin kategorizim të komunave.Me masat e reja, lehtësim do të ketë edhe për veprimtaritë e tregjeve publike të automjeteve dhe kafshëve, deri në 30 për qind të përfaqësues së kapacitetit të hapësirave.Media mëson po ashtu se nuk do të lejohen grumbullimet e qytetarëve dhe tubimet publike me më shumë se 30 persona.Ndërkohë, drejtori i Asociacionit të Komunave të Kosovës, Sazan Ibrahimi, ka deklaruar se pas rënies së numrit të rasteve pozitive dhe kalimit të shumicës së komunave nga zona e kuqe në zonën e verdhë apo të gjelbër, ka ardhur momenti për lehtësim të masave.“Pasi shumica e komunave të cilat kanë qenë të kategorizuara në zonën e kuqe kanë kaluar në zona të verdha apo të gjelbërta dhe duke marrë parasysh që këto masa kanë dhënë rezultate pozitive, pasi numri i rasteve pozitive është në rënie e sipër, po ashtu pasi masat nuk janë rishqyrtuar për një kohë të caktuar, mendojmë se ka ardhur momenti që të ftohet takimi ndërinstitucional për rishqyrtim të masave. ”, ka deklaruar Ibrahimi.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *