Qeveria vetëm premtoi dhe nuk ndërmorri asnjë veprim.
Liman Asllani,kryetar i Klubit të Afaristëve në Prizren, lidhur me rrethanat e Kosovës a kanë pak shpresë që ekonomikisht do kenë forcë ta tejkalon këtë dëm të shkaktuar nga pandemia ai shkruan;-“ Gjendja aktuale e ekonomisë kosovare është e rendë dhe para kolapsi.
Aktivitetet ekonomike u kufizuan e për shumicën u ndaluan për disa muaj për cka u krijuan humbje të pariparueshme. Qeveria vetëm premtoi dhe nuk ndërmorri asnjë veprim.
Vonesat vetëm e rëndojnë gjendjen. Në anën tjetër taksat, tatimet, kamatat e kreditë vazhdojnë të rëndojnë mbi ekonominë . Buxheti po mbushet edhe me inkasime të dhuneshme kurse parat po futen ne objekte shkollore, sportive e kulturore që nuk shfrytëzohen nga askush.
Kjo gjendje na përkujton një fjalë popullore”deti po shterret e gjinja po myten”.
Ekonomia po fundoset në Kosove e pushtetarët po bëjnë luftë mes vedi se kush po fletë më mirë e jo kush po punon më mirë .
Me shkatërrimin e ekonomisë ata po e prejnë degën mbi të cilën janë ulur./qendrapress.com/