Qeveria voton fondin emergjent për vërshime, pret prezantimin e dëmeve nga komunat
Kryeministri në detyrë Avdullah Hoti, tha se është ndarë fondi për rikuperimin e dëmeve të shkaktuara nga vërshimet.Hoti tha se ende nuk ka ndonjë shifër të saktë të shumës, pasi njëherë duhet parë saktësisht këto dëme dhe po ashtu duhet bërë vlerësimi i dëmeve nga ana e komunave.Tutje, ai tha që kanë marrë vendim për ndarjen e 6.5 milionë euro për bizneset individuale dhe rritje të pensioneve.Këtë deklarim Hoti e bëri gjatë vizitës që pati në komunën e Gjilanit.
Çështjen e ndarjes së fondit Hoti e pati përmendur edhe disa ditë më herët, teksa vizitoi Vushtrrinë, një nga komunat më të dëmtuara nga këto vërshime.