Qindra punëtorë të gastronomisë në Prizren, protestuan dhe kërkuan të punohet deri në ora 24

0

    Duke filluar në orë 12 të gjitha lokalet  dhe restorantet  që  punojnë  në Qendrën tregtare  Abi Qarshia sot  kanë  protestuar që ishin qindra  punëtorë e pronarë lokalesh, Sepse ata  për një orë mbyllën lokalet dhe me këtë rast kërkuan që së paku  të  iu lejohet  për të punuar deri në orën 24. Kështu kërkoi edhe  Dritan Sahatqiu I cili tha se  sektori I gastronomisë në  Kosove tash e 15  vite ka qenë paguesë  I rregullt  I tatimeve ndaj shtetit në një situatë si kjo e pandemisë kanë nevojë për ndihmën e qeverisë. Kurse  Halim Gashi  tha se  na vje keq  për punëtorët dhe   besojmë se duhet të na lejojnë të punojmë.

Roland Koshi  tha se kërkojmë që  të na lejohet të punojmë deri në orën 24  se përndyshe kemi  kriza të rënda.

Edhe  Liman Gashi kërkoi që të ju lejohet të punojnë  ose në të kundërtën kanë kriza të rënda

Ibrahim Sallauka, me këtë rast edhe njëherë  ka  vequar  faktin se  në këtë muaj të verës  duhet të lejohen të punojnë se ndryshe  ata  janë para kolapsit.

Kurse  edhe klinetët  thonë se duhet të lejohen të punojnë  sepse  nëse  ka infektim deri në ora  9    pas asaj ore smundet të jetë ndryshe,

Protesta e gastronomëve   ishte e organizuar  tepër mirë dhe iu kishin përgjigjur të  gjithë   ata që punojnë në këtë qender  tregtare.

        Në kuadër të protestës së paralajmëruar për sot,në orën 12  ku  gastronomët e  Prizrenit edhe në qendër të qytetit sot, nga  ora 12.. oo protestuan për  shkak të  orës së  kufizimit  nga  ora 22  deri në orën  5 të mëngjesit.Kërkesë   e këtyre gastronomëve  ishte që   të hiqet masa e orës se ndalesës  derisa inspektorët    le të ngrisin vigjilencën  dhe  puna  të bëhet në bazë  të masave mbrojtëse sipas  Institutit shëndetësor.Masat e kanë rënduar  Prizrenin  sepse edhe  raste  e infektimeve janë mjaft të ulta  për nga numri,, Siq  shprehet  Besim Shkreli, tha se  ky orar është   I papërshtatshëm dhe  Prizreni frymon nga  ora  9 kohë kur duhet të mbyllen lokalet ne kërkojmë që puna të   jetë  së paku  deri në orën 24 dhe pastaj  vazhdoi .nga nëse  nuk ndërmirrën mass  ne do ti dorzojmë qelsat ky vendim eshte politik,tha ai

Njeri nga ata që protstoi  sot   tha se  si mundet të them se virusi nuk flen  nga ora  9  deri e 5 ,  me këtë rast tha duhet këte ore  policore, qytetaret  e prizrenit e kundështpojnë   ne ora 9  dalin  së paku te lirohen e jo ne ora 9  të mbyllen.Ose ma mire  të na I mbyllin lokalet  e jo  katër muaj me  170  euro nuk jetohet,ne skemi  punëtorët ti pagujamë  .

Adhurim Krasniqi pohoi se e vlerësojme që pesë a gjashtë muaj askush  spo merret me ne,Kjo  po na dërgion drjtë  mbylljes së  lakalit. Kërkesa jonë është se këto masa nuk kanë dhënë  asnjë efekt, Unë I kam 6 punëtorë  dhe  premtimet e qeverisë  nuk janë  plotësuar ata si kane paguar edne  as   ato  170 euro  të muajit të dytë

Ka pasur edhe shumë   të tjerë që  sot kanë  shprehur mospajtimin e tyre  për orën e  kufizimit duke kërkuar që të  lejohem të punojnë  së paku deri në orën 24.

Protestuesit e sotëm  u shprehen njëzëri se do të vazhdojnë këto  protesta edhe  në të ardhmen  nëse nuk ndërmerren masat përkatëse/Rtv “Besa”/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *