Qindra qytetarë të Kosovës viztojnë Kukësin në përkujtim të 23 vjetorit të Eksod 99.
Edhe sot, Eksodi 99 u organizua me qëllim që të përkujtohet përvuajtja e kosovërëve drejt Kukësit në vitin 1999, Edhe sot ata kaluan në këmbë kufirin në Morinë në shenjë falenderimi për banoret e Kukësit për pritjen e bujarinë e treguar 23 vite më parë të më shumë se 500 mijë qytetarëve të Kosovës të shperngulur me dhunë nga trojet e tyre etnike….
Ne sheshin e Kukësit në përkujtim të kësaj dite u organizuan aktivitete kulturore e panaire. Kryetari i Bashkisë Safet Gjici tha se është detyrë e të gjithëve të perkujtojnë njëren prej ngjarjeve më të mëdha të historise kombëtare ndërsa Ali Topalli, kryetar i shoqatës Eksod 99 e cilësoi hyjnore atë çfarë bëri Kukësi dhe Shqipëria per qytetarët e Kosovës…
Këshilli Kombëtar ‘’Eksod 99’’ ndau mirënjohje për Spitalin Rajonal të Kukësit dhe mjekun Shaqir Shehu pas vdekjes.