QKMF-ja në Prizren me numër rekord shërbimesh shëndetësore mbi 1.milion shërbime

Drejtoria Komunale e Shëndetësisë, përmes QKMF-së në Prizren, gjatë 11 muajve të vitit 2022 ka ofruar rreth 1.200.000 shërbime shëndetësore për qytetarët e Komunës së Prizrenit – numër rekord për një periudhë të tillë.Drejtori i QKMF-së dr.Xhevat Elezkurtaj me profesionalizëm ka menxhuar këtë institucion shëndetësor. Shërbimet përfshijnë: vizitat specialistike mjekësore, shërbimet laboratorike e radiologjike, vizitat gjinekologjike, vaksinime, ndërhyrje stomatologjike, EHO, ECG, inhalime, fashime, referime, injeksione etj.“Komuna e Prizrenit, po e dëshmon edhe njëherë përkushtimin për ofrimin e shërbimeve cilësore shëndetësore për qytetarët e saj”, thuhet në njoftim të komunës.//www.qendrapress.com/