QKMF-ja në Prizren po e sheh të panevojshme angazhimin e disa ekipeve mobile si në pikën kufitare në Vërmicë

0

Qendra Kryesore e Mjekësisë Familjare në Prizren po e sheh të panevojshme angazhimin e disa ekipeve mobile si në pikën kufitare në Vërmicë dhe në lokacione të tjera të këtij qyteti.Kjo për faktin se nuk ka interesim për imunizim dhe disa qendra mjekësore po e vuajnë mungesën e resurseve humane për shkak të këtij procesi, njofton Klan Kosova.Mirëpo, pos këtyre edhe vaksinat po shkojnë dëm gjatë dy javëve të fundit tek ekipet mobile.Sepse një flakon i vaksinës Pfizer përmban gjashtë doza të kësaj kure, dhe  nëse këto nuk administrohen brenda gjashtë orëve prej momentit të hapjes së flakonit, sasitë e mbetura duhet të hidhën. Kryeshefi i QKMF-së në Prizren, Eshref Kryeziu, tha se në baza ditore përafërsisht hidhën 10 doza të vaksinës anti-COVID. Ndërkaq, Klan Kosova mëson se as në pikën kufitare në Merdarë dhe në Aeroportin e Prishtinës “Adem Jashari” nuk fare interesim për vaksinim.Televizioni merr vesh se për shkak të këtyre ngjarjeve Komiteti i Imunizimit po e shqyrton mundësinë për ndërprerjen e punës së ekipeve mobile në disa lokacione.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *