QKMF-së në Zhur sot iu dhurua një autoambulancë më të gjitha mjetet e nevojshme


Kryetari i komunës së Prizrenit Shaqir Totaj, drejtorët: Simir Krasniqi dhe Sulltan Badallj,sot, QKMF-së, në Zhur sot iu dhurua një autoambulancë me të gjitha mjetet e nevojshme, Kryetari Totaj me këtë rast tha se tash pas Gjonajve edhe këtu e sollëm një auto-ambulancë e cila do të jetë në shërbim sa më pak sepse ne kemi nevojë për shëndet sa më të mirë tha kryetari Totaj. Drejtori i Shëndetësisë Simir Krasniqi tha se sot, ia dhuruam kësaj qendrte në Zhur, dhe këtu do shërbejë edhe për fshatrat përreth,Punon një staf prej 10 vetash e presim që së shpejti të sjellim edhe një mjekë familjarë. Kurse kjo dhuratë vije edhe si kërkesë i këtyre banorëve. Edhe drejtori I Financave Sulltan Badallaj nga ky lokalitet pohon se kjo ishte nevojë e domosdoshme dhe tashmë kjo padyshim se do të jetë në shërbim të shëndetit të këtij lokaliteti. Kryeshefja e QKMF-së dr Qerime Totaj Karavidaj tha se duke falenderuar kryetarin Totaj po shohim se kjo autoambulancë ishte nevojë e domosdoshme për të pasur një kujdes të shtuar shëndetësor për këtë lokalitet. Dr Dastid Paqarrizi përgjegjës I kësaj QKMF tha se kjo autoambulancë ishte nevojë e domosdoshme dhe tashmë kjo na ndihmon shumë ai nuk harroi të falenderojë zyrtarët e komunës duke filluar që nga kryetari Totaj, Inseerte Kjo Autoambulancë është mirëpritur edhe nga vetë banorët,/QendraPress/