QKUK: 23-vjeçarja nga Drenasi vdiq nga gjakderdhja në bark

0

Klinika Emergjente në QKUK ka dal me një sqarim në lidhje me vdekjen e 23-vjeçares Z.I. nga fshati Zabel i Drenasit.Nga Emergjenca është bërë e ditur se e ndjera kishte ardhur në QKUK të mërkurën rreth orës 16:30 me humbje të vetëdijes, bebëza të zgjeruara, pa tension arterial, pa puls periferik dhe me frymëmarrje të vështirësuar.“Menjeherë mjekët dhe stafi shëndetësorë ka ndërmarrë masat reanimatore, pacientes i bëhen analizat laboratorike, radiologjike dhe konsulencat tjera mjekësore. Përkundër përpjekjeve maksimale nga stafi i Klinikën Emergjente, pacientja nuk arriti të mbijetonte, vdekja konstatohet në ora 17:45”, thuhet nga Emergjenca e QKUK-së.Sipas Emergjencës diagnoza përfundimtare e vdekjes ishte hemorragjia intraabdominale (gjakderdhja në bark).Ndërsa nga Emergjenca është njoftuar se familjarët kanë refuzuar obduksionin.Një familjar i 23-vjeçares në rrjete sociale ka shkruar se ajo ka vdekur 48 orë pasi mori dozën e parë të vaksinës antiCOVID. Madje edhe ka publikuar foton e kartelës ku shihet se e ndjera ka marrë vaksinën Pfizer.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *