QKUK-ja është bërë edhe me 85 infermierë të rinj.

Ata do të shërbejnë në klinika të ndryshme të Qendrës Klinike dhe Universitare të Kosovës.

Në një njoftim nga SHSKUK-ja, thuhet se punësimi i tyre do të zbusë pjesërisht mungesën e infermierëve në klinikat e QKUK-së.

Nënshkrimi i kontratave u bë gjatë ditës së sotme.

“Me këtë rast, drejtori i përgjithshëm i SHSKUK-së, Elvir Azizi, infermierëve u dëshiroi punë të mbarë, duke i porositur ata që në qendër të punës së tyre të kenë kujdesin ndaj pacientëve. Nga 85 infermierët e pranuar së fundmi, 70 janë më kualifikim bachelor dhe 15 me shkollim të mesëm”, thuhet në njoftim.