QUINT-i dhe BE-ja të shqetësuara me vendimin e MINT-it ndaj Klanit: Presim proces të drejtë ligjor
Shtetet e QUINT-it kanë reaguar pas vendimit të sotëm të MINT-it duke thënë se shprehin shqetësimin e tyre të thellë me vendimin e sotëm që konfirmon pezullimin e certifikatës së biznesit të biznesit të Klan Kosovës.Në reagim thuhet se shtetet e QUINT-it janë të shqetësuara se heqja e certifikatës së biznesit të Klan Kosovës është një vendim joproporcional, që do të ketë pasoja në pluralizmin mediatik në Kosovë.
“Revokimi i licencës së çdo medie është një hap domethënës që kërkon shqyrtim rigoroz. Liria e shprehjes dhe informimit janë tipare thelbësore të shoqërive demokratike. Presim një proces ligjor të drejtë dhe transparent për zgjidhjen e situatës”, thuhet në reagim. Ministria e Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë (MINT) e ka hedhur poshtë ankesën e Klan Kosovës për shfuqizimin e pezullimit të certifikatës së biznesit të televizionit privat, më 28 korrik.Më 14 qershor Ministria e Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë (MINT) ngriti kallëzimi penal ndaj Shoqërisë Tregtare, Klan Kosova.Kallëzimi penal u ngrit me “pretendimin se në certifikatën e biznesit, te ndërrimi i pronarëve, figuron Pejë – Serbia dhe Gjakovë – Serbia”.Komisioni për Shqyrtimin e Ankesave për Regjistrimin e Bizneseve vendosi të premten se Agjencia Kosovare për Regjistrimin e Bizneseve (ARBK) kishte “vepruar në përputhje me ligjin kur e pezulloi certifikatën e biznesit të Klan Kosovës”.Vendimi i Komisionit e përmbyll këtë rast brenda Ministrisë, ndërsa pala ankuese gëzon të drejtën për të parashtruar padi në gjykatën kompetente, njoftoi MINT të premten.