Qytetarë vetëorganizohuni, mbane distancën, përdorni maskat
Shani Berisha,historian, pyetjes si e shihni tejkalimin e situatës aktuale sa i përket COVD 19,Cka duhet të bëjnë qytetaret për ta kaluar këte pandemi? Dhe cila është porosia Juaj për qeverinë që të dalim nga kjo situatë;- “Në tejkalimin e situatës katastrofale prej virusit COVID-19 , në vendin tonë ka mbetur vetëm një mundësi, ajo është marrja e situatës nën kontroll dhe menaxhim nga vetë qytetatët e vendit!
Qeveria aktuale në këtë drejtim totalisht ka dështuar, numrat e rasteve me të infektuar tanimë janë shëndrruar në ankth për krejt neve.
Nga angazhimet e gjertanishme kjo Qeveri në këtë drejtim nuk është treguar efikase, pra e vetmja mundësi qytetarëve të vendit u ka mbetur që në mënyrë individuale e familijare të u përmbahen udhëzimeve profesionale të cilat duke i respektuar ato do të ndikojmë në stopimin e përhpjes së kësaj pandemie monstruoze!
Edhe njëherë po e përsërisë, detyrimet të cilat i ka Qeveria ndaj qytetarëve nê këtë situatë, ata vetë e kanë pranuar, duke deklaruar: se në këtë drejtim kemi dështuar, virusi na ka dal prej kontrollit!
Qytetarë vetëorganizohuni, mbane distancën, përdorni maskat, më shpesh pastroni duart!/qendrapress.com/ _________________________________________________________