Qytetarët si në Shqipëri dhe Kosovë nuk kanë nevojë për sfilatë politike por jetësim të marrëveshjeve
Prof Mustafë Kadriaj,ekonomist lidhur me takimin e qeverisë së Prishtinës dhe Tiranës pohon;-‘’Për gjeneratat që kanë përjetuar ndarjen për gjysmë shekulli takimi i dy qeverive krijon emocion të veçante dhe është madhështore sidomos për ne shqiptarët që kemi jetuar nën Jugosllavi ku komunikimin dhe njohjen me Shqipëri e kemi pasur përmes Televizionit Shqiptar (RTSH) dhe njëherit kemi ditur që Shqipëria kufizohet me Kosovën. Me këtë dua të theksoi që çdo takim i dy qeverive sa do që mundet me u shfrytëzuar për agjenda të politikës ditore nga të dy anët e kufirit vazhdojmë të i arsyetojmë si rezultat i të kaluarës së dhimbshme. Por me që tani funksionojmë si dy shtete si rezultat i mundit dhe sakrificës së popullit tonë kemi një situatë ku liria e lëvizjes nuk diskutohet. Pra takimi i dy qeverive gjithnjë do mirëpritet si në prizmin kombëtar por njëherit edhe ekonomik duke lehtësuar lirinë e bashkëpunimit biznesor dhe të lëvizjes së qytetarëve. Me që janë firmosur me dhjeta marrëveshje dhe memorandume bashkëpunimi por që rezultati është pothuajse barazi me zero për faktin që nuk janë jetësuar pra lenë shumë për të dëshiruar. Dhe më e rënda që ka plotë marrëveshje që janë përsëritur apo vetëm kemi riformulim të teksteve por që substanca nuk ndryshon e zbehin optimizmin dhe lënë të kuptohet si një sfilat politike asgjë me shumë. Si përfundim dua të theksoi që pa marr përsyshë që këto takime shfrytëzohen për agjenda politike derisa bizneset dhe qytetarët presin lehtësim në lëvizje dhe bashkëpunim ekonomik por për fat të keq po të bëjmë krahasim me vendet e rajonit nuk ka ndonjë lehtësim të bashkëpunim ekonomik dhe lirisë së lëvizjes pra bizneset dhe qytetarët si në Shqipëri dhe Kosovë nuk kanë nevojë për sfilatë politike por lehtësim të marrëveshjeve të cilat do përmirsojn bashkëpunimin në tregti dhe lehtësim të jetës së qytetarëve./qendrapress.com/