Qytetari nga Prizreni gjen kuletën me 850 euro, i dorëzon në polici

                                 Policia e Kosovës ka njoftuar se mbrëmë rreth orës 20:40 një qytetar, menaxher i autolarjes vete shërbyese “Eco Wash” në Prizren, ka gjetur një kulet me dokumente dhe para, gjithsej 850 (tetëqind e pesëdhjetë) euro.Qytetari parat e gjetura bashkë me dokumente i ka dorëzuar në Polici.“Në bazë të dokumenteve është identifikuar qytetari që i ka humbur parat dhe është ftuar në stacion, pas përfundimit të procedurave administrative të njëjti i janë kthyer parat”, thuhet në njoftim.Policia falënderon qytetarin në fjalë, ku ky rast nuk është rasti i vetëm që qytetarët kthejnë gjësendet e gjetura. /Telegrafi/