R E A G I M :Nga  Prof.Hasan Bala

0

NË NJË SHTET SERIOZ E TEK NJË POPULL I VETËDIJESUAR

ME VETËDIJE TË MJAFTUESHME SHTETFOPRMUESE,

RESPEKTI NDAJ MËSIMDHËNËSVE

NUK DUHET TË MUNGOJË KURRË

(Mbrëmë, në një emision televiziv, ku diskutohej projektligji mbi pagat e kategorizuara, e ku në panel, ndër të tjerë, ishte dhe Përfaqësuesi i Sindikatës së Arsimit Parauniversitar, një nga diskutuesit (për mua i panjohshëm,) të cilit i drejtoheshin me “zoti Shala” i stërngarkuar me një paragjykim të madh, deklaronte, në mënyrë të përsëritur, me një mllef irracional në shpirt, se: “Mësimdhënësit, “E kanë rrogën shumë të madhe për 4 orë pune. Ata duhet të rrinë 8 orë në punë”)

*

Ky zotëria i cili, për mësimdhënësit, deklaron se “E kanë rrogën shumë të madhe për 4 orë pune. Ata duhet të rrinë 8 orë në punë” shihet se nuk e njeh mirë këtë çështje dhe ka paragjykime të mëdha dhe të padrejta për mësimdhënësit; pa dyshim është njëri prej atyre bastardëve që ka qenë prej nxënësve të këqij, të cilin mësuesit e kanë kaluar dosido sepse sistemi arsimor i rënë prej kohësh (të cilin nuk e kanë bërë mësuesit, por të tillët si ai që kanë frekuentuar ministritë nëpërmjet linjave politike) ia ka mundësuar të kalojë klasat dosido… Prandaj ai sot mohon mësuesit, sigurisht dhe prindërit e vet, pasi që nga vetë mënyra sesi diskuton, intonacioni, gjestikulimi , qëndrimi, dhe çdo gjë e tij, tregon se është një çun i patakt, i pakulturë dhe pa fije edukate, që në këtë aspekt njeriut s’i mbetet tjetër veçse ta mëshirojë.

Më vjen keq tej mase që, jo vetëm ai, por një numër i madh njerëzish, ndoshta në përqindje të konsiderueshme, nuk e dinë se mësimdhënësit mbajnë vërtet 4 orë efektive në shkollë, po atyre iu vlerësohen dhe angazhimet që secili mësimdhënës i ka: Përgatitjet e planit vjetor të punës, planet mujore, planet javore, planet ditore, përgatitjet e tij permanente për mbajtjen e mësimit, që janë domosdoshmëri për një mësimdhënës, sepse ai nuk mund të shkoj si zotëriu i ri (Shala) e të “bëjë muhaqeme” në emisione televizive (sepse mënyra sesi fliste ai më së paku i ngjante një diskutimi të mirëfilltë televiziv). Vijnë pastaj: Përgatitja e testeve për çdo periudhë të vlerësimit të nxënësve, realizimi i eseve dhe kontrollimi i tyre i domosdoshëm në shtëpi… E, mbi të gjitha, leximi i përhershëm, informimi i tij sa më gjithanshëm dhe, angazhimi i tij i përhershëm, në Rrugën e Mundimshme drejt Njohjes, e cila është një përpjetëze e rrëpishme, nëpër të cilën njeriu nuk mund të ngjitet gjithaq me lehtësi.

Puna me nxënës, zotërinj të nderuar, është specifike. Kemi të bëjmë me krijesa të reja, të paformuara, që, për t’ia dalë me sukses për të bashkëpunuar me ta, duhet përqendrim, mund e durim, që gjithsecilit prej tyre, d.m.th. çdo nxënësi, në secilën klasë; dhe çdo klase veçanërisht dhe të gjitha klasave së bashku: t’ua gjesh çelësin e shpirtit të tyre të njomë!

Në një shtet serioz e tek një popull i vetëdijesuar me vetëdije të mjaftueshme shtetfoprmuese, respekti ndaj mësimdhënësve

nuk duhet kurrë të mungojë.

16.2.2022 ~ HHB ~

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *