“Radio Televizioni i Kurtit”, aktivisti futet në studio të RTK’së gjatë transmetimit të lajmeve
Një aktivist i PSD’së ka zhvilluar një aksion simbolik në studio të RTK’së si shenjë proteste ndaj përzgjedhjes së militantit të Vetëvendosjes, Rilind Gërvalla, drejtor i kanaleve të gjuhës shqipe në televizionin publik të Kosovës.Gjatë transmetimit live të lajmeve qendrore, aktivisti ka hyrë në studio të RTK’së, duke e mbajtur një pankartë në duar ku shkruhej “RTK – Radio Televizioni i Kurtit”, transmeton Gazeta Online Reporteri.net.Kujojmë se Rilind Gërvalla, që është përzgjedhur në pozitën e drejtorit, është edhe militant i kahmotshëm i partisë në pushtet. Lajmi për drejtorin e ri të RTK’së, që u bë i ditur dje, ngjalli reagimin e shumicës.Reagime pati edhe nga gazetarët si dhe partitë opozitare, të cilët këtë vendim të bordit e shohin si tentim të Vetëvendosjes për të kapur