Rahovecasit e kishin fituar një “luftë” me rusët në vitin 1999

0

                     Një kontingjent rus, si aleat i NATO-s, me misionin paqeruajtës, kishte tentuar të futej në Komunën e  Rahovecit gjatë vitit 1999.Por, kundër kësaj ishin popullata, të cilët edhe për tre muaj organizuan protesta në shenjë rezistence.Rahovecasit besonin se qëllimi i rusëve, që po zëvendësonin holandezët, nuk ishte paqësor, ani se ishin me këtë mision.“Kanë qenë në koordimin me forcat tjera serbe, me qëllim e kanë zgjedh Rahovecin se ka pas popullatë serbe. Qëllimi ka qenë ndarja e Rahovecit”, thotë për Klan Kosova, Myhedin Bekeri, nga ish-Këshilli Organizativ i Protestave.Për të ndërmjetësuar, erdhën delegacione të ndryshme të Kosovës, përfshirë edhe Komandantin e forcave të NATO-s, Wesley Clark.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *