Raka thotë se varianti i ri i Covid-19 përhapet më shpejt, thirrje partive të ruajnë jetën e simpatizantëve të tyre

0

Mikrobiologu Lul Raka, ka kritikuar subjektet politike në vend të cilat po mbajnë tubime në pragë të zgjedhjeve, kështu edhe nuk po respektojnë masat mbrojtëse ndaj COVID-19.

I ftuar në emisionin Gjesi në T7, ai ka thënë se duke e ditur që varianti i ri i COVID-19 është prezent në Kosovë dhe përhapet më lehtë dhe se liderët politik duhet të kenë parasysh që rrezikohet jeta e simpatizantëve të tyre dhe familjarëve të tyre.

“Sa më të disiplinuar që jemi, më shpejt do të mbërrijmë te fitorja. Një pjesë e rezultatit varet nga ne se sa do t’i respektojmë masat parandaluese. Fatkeqësisht tani është koha shumë e ndishme. Nëse në parafushatë kemi pasur tubime të njerëzve, në këtë javë dhe në javën e ardhshme atmosfera zgjedhore do të nxehet edhe më shumë. Në qoftë se dikush duhet të jetë prirës i masave parandaluese, duhet të jenë liderët politikë. Liderët e të gjitha partive dhe të gjithë kandidatët duhet ta kenë të qartë se jeta e simpatizantëve të tyre është shumë më e rëndësishme se sa vota”, ka thënë.

Raka ka thënë se në këto tubime duhet të ketë inspektime nga policia dhe inspektorati, pasi që jeta e qytetarëve vihet në rrezik.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *