Raketat nuk e mbrojnë pushtetin e dështuar/-Shkruan ;Bashkim Hoxhaj, analistë

As raketat, as armët më moderne nuk e shpëtojnë një pushtet që e ka humbur lidhjen me realitetin. Maduro i kishte të gjitha: armë ruse, propagandën, frikën dhe “fitoret zgjedhore”. Po ai nuk kishte atë që është thelbësore ta kishte: mirëqenien, drejtësinë dhe barazinë.

Kur pushteti mbahet me mite heroike të rreme, me brohoritje partiake dhe me numra të fryrë, fundi është i pashmangshëm.

Edhe Maduro “fitonte zgjedhje”, ndërkohë që vendi i tij fundosej në varfëri, ikje masive dhe shkatërrim institucional.

Prandaj pyetja ironike është e pashmangshme:

“a do ta mbronte ndokënd “raketa greke” e iluzioneve, e tipit Mihali”?

Jo. Sepse asnjë raketë nuk e mbron një pushtet që lufton institucionet e pavarura, që lufton mediat dhe e paralizon ekonominë. Këto fitore, demokratike për nga fasada, por më tepër rituale pushteti në realitetin shoqërorë. Historia e ka treguar: kush i beson mitit të vet më shumë se realitetit shoqëror, përfundon si Maduro. I bllokuar në iluzionin e vet dhe i braktisur nga bota demokratike, dhe në fund i kapur si lepuri në strofull./QendraPress