Raki me Haradinajn e Iftar me ambasadorin turk: Kurti thur disa vargje për muajin e Ramazanit
Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, së bashku me Zëvendëskryeministrin e parë për Integrim Evropian, Zhvillim dhe Dialog, Besnik Bislimi, dhe ministrin e Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, ishin të ftuar në iftarin e shtruar nga Oda Tregtare Kosovaro–Turke.Nga kryeministria bëjë të ditur se i pranishëm në këtë iftar ishte dhe ambasadori i Turqisë në Kosovë, Sabri Tunç Angılı.“Muaji i Ramazanit është muaji i sakrificës dhe i solidaritetit”, tha kryeministri Kurti, teksa shprehu falënderimin për mundësinë që të jetë bashkë në këtë iftar.