Rama ia dhuron Kadaresë Çelësin e Kryeqytetit, ia premton edhe vënien e emrit të tij një biblioteke

Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, në shenjë mirënjohjeje, ia ka dhuruar Çelësin e Kryeqytetit shkrimtarit Ismail Kadare.

Rama tha se i ka premtuar vënien e emrit të shkrimtarit njërës prej bibliotekave të kryeqytetit.

“Nder i jashtëzakonshëm të mirëpres shkrimtarin e madh Ismail Kadare dhe bashkëshorten e tij, znj. Helena Kadare. Në shenjë mirënjohje dhe respekti i dhurova Çelësin e Kryeqytetit. Po ashtu, kisha kënaqësinë ta informoj se kam vendosur që një prej bibliotekave të kryeqytetit do ta marrë emrin e tij”, ka shkruar Rama në Facebook.