Rama në prani të Kurtit për Hashim Thaçin: Më ka marrë malli
Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, në përgjigjet ndaj gazetarëve, foli për vizitën e tij në Hagë.Ai tha se në formularin para se të hyjë në Hagë ka shkruar “më ka marr malli” dhe “kjo është e vërteta”.“Kur kam plotësuar formularin, aty kishte një pyetje për çfarë arsye do ta takosh, aty kam shkruar me gërma gravitale ‘më ka marrë malli’, dhe kjo është e vërteta. Kështu që ka qenë nder dhe kënaqësi e jashtëzakonshme për mua të takohem me prindërit dhe familjen e tij”.Nga ana tjetër, kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, në konferencën për media, ka folur për takimet me krerët e UÇK-së në qendrën e paraburgimit në Hagë.Ai tha se ka vlerësuar që “është më e udhës” që t’i takoj avokatët mbrotjës të të “gjithë luftëtarëve të UÇK-së”.Poashtu, Kurti njoftoi se sot do të takohet me Glauk Konjufcën, pasi ky i fundit vizitoi ish-luftëtarët që po mbahen në Hagë.“Unë kam vlerësuar që është më e udhës që t’i takoj avokatët mbrojtës të të gjithë luftëtarëve të UÇK-së që janë në paraburgim në Hagë, në një paraburgim të stërzgjatur sepse ka kaluar një vit e gjysmë prej se mbahen në paraburgim, ndërkaq kryetari i kuvendit i ka vizituar atje dhe unë ende nuk kam arritur të tak