Rama për Gjykatën Speciale: UÇK nuk do të mundet nga padrejtësia, e pagëlltitshme një çorbë kaq e shpifur
Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama ka reaguar pas fjalës së ish-presidentit Hashim Thaçi para Gjykatës Speciale në Hagë, duke thënë se kjo është një çorbë e shpifur kur sheh që ata që udhëhoqën luftën e një populli të shtypur, të akuzohen si kriminelë, shkruan Gazeta Online Reporteri.net.Në postimin e tij në Facebook, Rama e quan Specialen organ të krijuar mbi bazën e fantazive të shthurura me trafik organesh.“SIGURISHT QË PO! Por prapëseprapë është aq e pagëlltitshme një çorbë kaq e shpifur, kur i sheh ata që e udhëhoqën luftën çlirimtare të një populli të shtypur egërsisht, të akuzohen si kriminelë lufte nga një organ i krijuar mbi bazën e fantazive të shthurrura me trafik organesh!
MEGJITHATË UÇK NUK DO TË MUNDET NGA PADREJTËSIA ”, ka shkruar Rama në Facebook