Ramadan Gashi jep dorëheqje nga AAK-ja
Deklaratë publike me rastin e dorëheqjes nga AAK-ja
Rahovec,14/01/2021
Unë , Ramadan Gashi ,anëtar në këshillin drejtues të AAK-sê me qendër në Prishtinë, anëtar I kryesisë së degës në Rahovec në Partinë e AAK -sê, tani Këshilltar politikë në Ministrinë e Ekonomisë dhe të Ambijentit.
Për arsye personale jap dorëheqje të parevokueshme nga kjo parti dhe nga posti i këshilltarit politikë në MEA, si dhe nga të gjitha funksionet që kam pasur deri me tani në parti.
Gjatë 18 viteve sa isha pjesë e strukturave partiake jam përpjekur të kontribuojë me të gjitha mundësit e mia, bashkë me shok e koleg partiak për interesat përgjithshme institucionale e kombëtare.
Me këtë rast lamtumirës, falenderojë të gjithë shoqërinë, kryetarin e AAK-së, legjendën Ramush Haradinaj dhe secilin veq e veq në rrugëtimin e përbashkët që kishim.
Me respekt!
Ramadan Gashi