Ramadan Hoti humbi jetën në aksidentin e Krushës së Madhe.

Një aksident tragjik ka ndodhur mbrëmë në Krushë të Madhe, ku një këmbësor ka humbur jetën pasi u godit nga një automjet në magjistralen Prizren-Gjakovë.

Viktima është identifikuar si Ramadan Reshit Hoti, një nga banorët më të njohur dhe të respektuar të fshatit Krushë e Madhe.

Ramadani ishte i njohur për natyrën e tij të sjellshme dhe të urtë, dhe la pas një hidhërim të thellë në komunitet. Ai ishte gjithashtu vëllai i veprimtarit të njohur të Krushës, Fehmi Hoti.

Ngushëllimet për humbjen e tij kanë mbërritur nga të afërmit, miqtë dhe gjithë ata që e kanë njohur. Ceremonia e varrimit do të zhvillohet nesër, më 24 nëntor 2024, në orën 13:00.