Ramadani kërkoi respektim të masave mbrojtëse

0

Drejtori i Institutit Kombëtar të Shëndetësisë Publike të Kosovës, Naser Ramadani, së bashku me ministrin e Shëndetësisë, Armend Zemajn, dhe drejtoreshën e Klinikës Infektive, Lindita Ajazaj Berisha, kanë vizituar Klinikën ku po qëndrojnë të shtrirë pacientët e prekur me koronavirus.

Ramadani kërkoi respektim të masave mbrojtëse dhe tha se rritja e rasteve po bëhet si pasojë e mosrespektimit të rekomandimeve të institucioneve të shëndetësisë.

“Duke pasur parasysh se kemi një numër brengosës të rritur të rasteve pozitiv dhe atë si pasojë e moskujdesit dhe mosrespektimit të rekomandimeve të IKSHPK-së, të cilët kishim mundur që ta tejkalojmë së bashku këtë situatë nëse ata i përmbahen këtyre rekomandimeve të detajuara në manualin e për parandalimin e pandemisë dhe sidomos do ta zbrazte Klinikën Infektive me rastet kronike që pastaj mund të përfundojnë me fatalitet”, tha Ramadani, duke shtuar se mbajtja e maskës shpëton jetë./qendrapress.com/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *