Ramadani kërkon masa rigoroze, ky është qëndrimi i Ministrit Zemaj
Komitetit për Koordinim dhe Vlerësim të Situatës me COVID-19, është mbledhur sot për të diskutuar për situatën epidemiologjike në vend.Me këtë rast, ministri në detyrë i Shëndetësisë, Armend Zemaj, ka deklaruar se nëse nuk respektohen masat aktuale, do të rikthehen masat e mëhershme.“Nëse vazhdon disiplina dhe ruajtja e kësaj qetësie pandemike, ne mund të ecim së bashku, për ndryshe duhet të rikthehemi në masat të cilat kanë qenë obligative për ne”, ka thënë ai.Ndryshe, drejtori i Instituti Kombëtar të Shëndetësisë Publike të Kosovës (IKShPK), Naser Ramadani tha se duhet të vazhdohet me masat rigoroze për parandalimin e përhapjes së coronavirusit, derisa theksoi se do të ketë ndërprerje të aktiviteteve shkollore, fetare dhe ato të gastronomisë.Ai tregon se ka rritje të rasteve me COVID-19 për 26.8 për qind, ndërsa mesatarja e vdekshmërisë ka rritje mbi 23 për qind.“Numri i rasteve pozitive dhe vdekshmërisë vazhdon të jetë në rritje dhe brengosëse për shkak të mos respektimit të masave. Duhet të vazhdojmë masat rigoroze dhe të ketë ndërprerje të aktiviteteve, me kufizimeve të tubimeve të atyre fetare, shkollore gastronomive. Duke pasur parasysh shfaqjen e varianteve të reja po presim ardhjen e reagensëve për testim të të gjitha varianteve. Apelojmë qëndroni në shtëpi, të ketë ndalim rigoroz të tubimeve”, tha