​ RAMAN KIÇE TË KËRKOI FALJE PUBLIKE DHE TË KTHEJ KLUBI ATY KU E KA MARR! –Shkruan;Durak THAÇI

Njëra ndër skuadrat më me nam në futbollin kosovar, skuadra e Lirisë po përjeton qaste të rënda në fotboll. Ajo sot ka pësuar humbje nga skuadra e kryeqytetit Prishtina me rezultat 3:1 duke vështirësuar kështu qëndrimin në superligë,duke humb edhe ato pak shpresa të mbetura dhe duke u përshëndetur përfundimisht nga elita e futbollit kosovar. Andaj duhet reaguar të gjithë qytetarët futbolldashësit punëtorët sportiv e veçmas institucionet komunale në krye me Drejtorin për Kulturë Rini dhe Sport që ti jepet fund me menaxhimin e dështuar me klubin nga dështaku i ashtuquajturi menaxheri Raman Kiçe dhe varësit e tij dhe ti kthehet klubi qytetit dhe qytetarëve prizrenas. Investimet për prurjet e reja në klub janë të dështuara dhe të kota sepse edhe ajo dritë e vogël në “fund të tunelit”se mund ti shpëtoi rrënjës nga superliga janë shuar dhe definitivisht skuadra e Lirisë që nga tani është anëtar i ligës së par .Andaj pronari aktual që menaxhon me KF.Liria Raman Kiçe të mbledh valixhet të kërkoi falje publike për dëmin që i’a ka sjell ekipit dhe të kthehet nga ka ardh dhe ta kthej klubi nga institucionet që e ka marr. Futbolldashësit dhe qytetarët Prizrenas nuk durojnë mashtrues të lojit të tillë. Raman Kiçe premtoi miliona. Mashtroi Komisionin 6-të anëtarësh duke premtu miliona investime si ne infrastrukturë dhe në kuadrin e trajnerëve profesionalizimin e tyre. Sjelljen e përvojave ndërkombëtare ndërrimin e barit krijimin e kushteve për punë bashkë me investimet në infrastrukturë .Largoi shumicën e lojtarëve të ekipit kampion që e ngjitën në Superligë etj… E mbushi klubin me familjarë. E katandisi dhe po e dërgon drejt humnerës. Un si ish delegat i klubit dhe anëtar i Komisionit bëj thirrje publike që të përdoret çdo formë për largimin e Raman Kiçes dhe familjarëve që tashmë e kthyen Lirinë në pikën zero. Pavarësisht që Liria ka statusin e klubit privat mos të harrojmë se interesi është publik. Aty tashmë krahas rezultateve katastrofale ka ndikim direkt nga militantë dhe zyrtarë të subjekteve politike që pos familjarëve po sjellin edhe anëtar partie duke larguar punëtor që me vite kanë qen pjesë e klubit. Largimi i Raman Kiçes dhe stafit të tij duhet një minutë e më parë./www.QendraPress.com/