Ramush Haradinaj flet për “negociatat e LDK-së me PDK-në”: Jemi të gatshëm për zgjedhje

0

Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj ka komentuar deklaratat për përfshirjen e mundshme të Partisë Demokratike të Kosovës në Qeveri.

Në një prononcim për KosovaPress, Haradinaj ka thënë se LDK-ja e ka të drejtën të negociojë, pasi që ajo është edhe krijuese e këtij koalicioni, ndërsa ka shtuar se përkrahin një qeveri me bazë të gjerë dhe stabile e cila do të ndihmonte proceset nëpër të cilat po kalon vendi.

Megjithatë, ka thënë se AAK-ja është e gatshme edhe për zgjedhje të reja.

“LDK si udhëheqëse e koalicionit, pra Qeveria është krijuar nga LDK-ja, ka të drejtën me negociua, me diskutua për format e ardhshme të koalicionit qeverisës. Kuptohet Aleanca e ka vizionin e vet se si duhet të ecë përpara. Ne e kemi bërë propozimin tonë, mirëpo nëse krijohet një Qeveri e gjerë, stabile, ajo mund të jetë ndihmesë për procesin të cilin po kalon vendi”, ka thënë ai.

“E po ashtu asnjëherë nuk duhet t’i ikim kthimit të sovranit, pra kthimit tek zgjedhjet, tek votuesit, tek qytetari sepse në fund të fundit qytetari e ka të drejtën të vendosë për me tutje, pra demokracia jonë është demokraci vepruese dhe deri tani zgjedhjet kanë qenë me të mirat të mundshme”, ka thënë Haradinaj.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *