Ramush Haradinaj kërkon rinumërim të plotë: Kriminelët e votës të përfundojnë në burg

0

Pas mbledhjes së Kryesisë së Partisë, Haradinaj ka thënë se kërkojnë rinumërimin e plotë të votave. Ai ka thënë se nuk e kontestojnë rezultatin e zgjedhjeve porse nuk sheh arsye që dikush të dalë kundër rinumërimit.“Edhe ne jemi të shqetësuar me keqpërdorimet që kanë ndodhë nga disa komisionarë ose vëzhgues të pandërgjegjshëm e kërkojë nga organet e rendit e ligjit, hetuesinë që kriminelët e votës të përfundojnë në burg, të të gjitha partive. Për këtë arsye ne kërkojmë rinumërim të plotë të votave”, ka thënë Haradinaj.”Aleanca ka dalë në zgjedhje, ka pas një ofertë, nëse dikush ka interes me diskutua me ne jemi të hapur, ajo që dihet e që nuk na e merr askush, opozitë jemi edhe do të jemi në shërbim të vendit. Kemi dalë në zgjedhje me ofertë kemi po atë ofertë, nëse dikush kërkon partneritet me ne, nëse jo e ndihmojmë vendin nga pozicioni i opozitës”, ka thënë ai.Kujtojmë se ditë më parë u publikua video incizimi ku paraqiten manipulimet me vota, pjesë e të cilit dyshohet të jetë Dardan Stublla, bashkëshorti i ish-kryediplomates kosovare dhe kandidates për deputete nga AAK, Meliza Haradinaj Stublla.Pas këtyre raportimeve, të martën Haradinaj Stublla dha dorëheqje nga pozita e ministres së Jashtme dhe Diasporës dhe nga të gjitha pozitat në AAK. Pakënaqësi kanë shprehur edhe shumë kandidatë të tjerë për deputet nga subjektet politike, ku shumë prej tyre kanë kërkuar rinumërim total të votave

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *