Raporti i GAP-it: Rekomandohet rritja e pagës minimale dhe pagesave për përfituesit e skemave sociale.

0

                           Instituti GAP ka publikuar raportin “Rritja e çmimeve në Kosovë dhe masat e mundshme për përballimin e inflacionit”.

Sipas GAP-it, rritja e zhvillimit ekonomik që u shënua gjatë vitit 2021 në Kosovë ishte si rrjedhojë e rritjes së kërkesës së brendshme, pakove fiskale për rimëkëmbje ekonomike, si dhe mbështetjes nga diaspora.Ky raport tregon se me rritjen e aktivitetit ekonomik në Kosovë, ngjashëm me vendet tjera, u vërejt edhe një rritje në nivelin e çmimeve.Duke u bazuar në të dhënat e Agjencisë së Statistikave të Kosovës, raporti tregon se gjatë vitit 2021 ka pasur rritje të çmimeve të konsumit, çmimeve të prodhimit, çmimeve të importit si dhe rritje të kostos së ndërtimit.Sipas të dhënave të paraqitura në raport, gjatë vitit 2021, përveç rritjes së indeksit të çmimeve të konsumit prej 3.1 përqind, vërehet rritje edhe indeksin e çmimeve të prodhimit me 4.2 përqind, në indeksin e çmimeve të importit me 8.3 përqind, dhe atë të kostos së ndërtimit me 10.9 përqind.“Një nga stimuluesit kryesor të konsumit, remitencat, deri në tetor të vitit 2021, shënuan po ashtu rritje vjetore prej 20 për qind, duke arritur vlerën 956 milionë euro për periudhën janar – tetor 2021. Një tjetër stimulues i rritjes së ekonomisë ishte eksporti i mallrave, i cili deri në tetor 2021 arriti vlerën prej 613.9 milionë euro, dukshëm më i lartë se eksporti në vitin 2019 dhe 2020 që ishte 383.5 milionë euro dhe 474.9 milionë euro respektivisht”, thuhet në raport.Tutje theksohet se paga minimale ka qëndruar në nivel të njëjtë në Kosovë.Disa nga rekomandimet e mundshme për zbutjen e efektit të rritjes së çmimeve janë: rritja e pagës minimale, rritja e pagesave për përfituesit e skemave sociale, dhe intensifikimi i monitorimit të tregjeve për ‘marrëveshjet e fshehura’ nga ana e Autoritetit Kosovar të Konkurrencës.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *