Raportohet shkarkimi i drejtorit të Institutit të Mjekësisë Ligjore, Gërxhaliu: Nuk kam asnjë njoftim

0

Në media është raportuar, Arsim Gërxhaliu është shkarkuar nga pozita e drejtorit të Institutit të Mjekësisë Ligjore.Por Gërxhaliu i pyetur nga Gazeta Online “Reporteri.net”, thotë se nuk ka marrë ende një njoftim të tillë. ëAi thotë se më 28 gusht i ka skaduar mandati, por se nuk ka marrë asnjë njoftim për vazhdim apo jo.“Më 28 gusht më ka skaduar mandati. Sipas ligjit të shërbyesve publik nuk paska mundësi të zgjatet mandati, unë jam në pritje të statutit tim”, ka thënë Gërxhaliu për Reporteri.net.I pyetur nëse do ta respektojë një vendim eventual për shkarkim, ai thotë se po.“Kurrfarë njoftimi për shkarkim nuk kam marrë, por veç nëse merret do ta respektojë”, ka deklaruar ai.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *