Rast i rëndë në familjen Latifi në Prishtinë, babai tenton ta vras të birin me sëpatë

                      Problemet në familjet kosovare jo rrallëherë eskalojnë në përleshje brutale e madje edhe tragjikisht, si pasojë e mosmarrëveshjeve e zënkave të ndryshme. Përveç grave që janë viktimat më të shpeshta, ka raste kur edhe prindërit futen në sherr me fëmijët dhe për pasojë përfundojnë në pranga të Policisë. Një rast i tillë ka ndodhur sot në familjen Latifi në Bardhosh të Prishtinës, ku është arrestuar një 65-vjeçar, i cili po dyshohet se ka tentuar ta vrasë të birin e tij, duke e goditur me sëpatë, në orët ë mëngjesit.Kështu kanë bërë të ditur burimet nga QKUK-ja që kanë njoftuar se viktima, 35-vjeçar është pranuar në këtë qendër me plagë në kokë, me ç’rast mjekët janë intervenuar dhe gjendja e tij fatmirësisht është stabile.Kësaj ngjarje të rëndë dyshohet se i kishte paraprirë një debat mes palëve, ku bazuar në dëshminë e viktimës të dhënë para hetuesve policorë babai i tij e kishte kërcënuar se do ta vrasë. Ashtu edhe tentoi, ku pas këtij konflikti ai dyshohet se iu vërsul me sëpatë.Në vendin e ngjarjes ka intervenuar Policia posa ka marrë informacionet për rastin, ku ka konfiskuar mjetin që e kishte përdorur i dyshuari, ndërkaq i njëjti është shoqëruar në stacion policor dhe më pas me urdhër të prokurorit të Shtetit është dërguar në mbajtje për 48 orë për veprën “vrasje në tentativë”.