Rast i rëndë për familjen Spahiu në Rahovec: Ky është 33-vjeçari që u gjet i vdekur në bunar

                  Sot është raportuar për një ngjarje të rëndë që ka ndodhur në fshatin Opterushë të Rahovecit, ku një person është gjetur pa shenja jete. Vdekjen e tij e ka konstatuar mjeku në vendin e ngjarjes, ndërkohë që Policia ka nisur hetimet. Burimet e Sinjalit brenda Emergjencës kanë bërë me dije se personi që humbi jetën është Mersel Spahiu, 33-vjeçar, i cili u gjet i vdekur në një bunar. Rastin e kanë konfirmuar edhe nga Policia Rajonale në Gjakovë dhe kanë njoftuar se me urdhër të Prokurorit të Shtetit, rasti është iniciuar si “Hetim i vdekjes”. “Raportohet se është gjetur pa shenja jete viktima mashkull kosovar. Vdekjen e viktimës e ka konstatuar ekipi mjekësor në vendin e ngjarjes”, thuhet në njoftimin e Policisë.