Rast tragjik në Prizren: 39 vjeçari gjendet i varur në shtëpinë e tij

                             Një ngjarje tragjike ka ndodhur sot në Prizren, ku një person është gjetur pa shenja jete në shtëpinë e tij, ku dyshohet se bëri vetëvrasje.Rasti i rëndë ka ndodhur në tualetin e shtëpisë, ku i ndjeri vendosi t’i jap fund jetës duke u varur në një kabllo, raporton Gazeta Sinjali.Burimet nga Prokuroria kanë bërë me dije së bëhet fjalë për një 39-vjeçar, vdekjen e të cilit e ka konfirmuar mjeku kujdestar, që doli në vendin e ngjarjes, bashkë me Policinë, pasi u raportua rasti.Sipas informacioneve të para, i ndjeri iu kishte lënë një letër lamtumirëse familjes së tij, ku i kishte paralajmëruar se do të bëjë vetëvrasje në shtëpi, për motive akoma të panjohura. Ky rast ka tmerruar familjen dhe të afërmit e tij, të cilët akoma janë të tronditur.Trupi i pajetë i viktimës është tërhequr për t’u dërguar në IML për obduksion dhe me vendim të Prokurorit të Shtetit kanë nisur hetimet për vdekjen e 39-vjeçarit.