Rast unikat në drejtësi: Një herë arrestimi-pastaj provat!- GJYKATA SPECIALE KA ARRESTUAR KREUN E UÇK-së PA PROVA… !Shkruan:Ag Shala
Edhepse dihet botërisht se akuza është zyrtarizuar më 24 prill 2020, Gjykata Speciale e Hagës ka kthyer prapa Dosjen ndaj Hashim Thaçit…Prokurorët kërkojnë prova shtesë.Kështu njoftohet nga Zyra e Prokurorit të Specializuar në Hagë, e cila ka kthyer për plotësimin e Dosjes dhe ka kërkuar prova shtesë, dhe “hetimin” ndaj Hashim Thaçit.
Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, kreu i PDK-së Kadri Veseli ,Jakup Krasniqi,Rexhep Selimi,Salih Mustafa, Nasim Haradini e Hysni Ngucati ish- drejtues dhe ish-ushtarë të UÇK-së janë zyrtarisht të akuzuar nga Prokuroria Speciale për krime lufte,çuditërisht tash kerkohen prova shtesë! E pse i paskanë arrestuar pa prova të mjaftueshme…? Për t i pamundësuar qe të jenë në garën zgjedhore apo për të ja bërë qejfin Serbisë e Rusuisë?!
Zyra e Prokurorit të Specializuar u paraqiti Dhomave të Specializuara të Kosovës një aktakuzë me dhjetë pika për shqyrtim prej Gjykatës, ku Presidenti Hashim Thaçi, kreu i Partisë Demokratike të Kosovës, Kadri Veseli dhe të tjerë, akuzohen për një vistër “ krimesh kundër njerëzimit dhe krimesh lufte”…Madje si një[ “ndërmarrje e përbashkët kriminale”!!!
Ndër të cilat, vrasje e paligjshme, zhdukje e detyruar e personave, përndjekje dhe tortura gjatë kohës së Luftës së Kosovës.
Ku janë provat?!
Ku është Shtëpia e verdhë?
Gjykatë politike se jo mahi!’’ shkruan nw fb Ag Shala ,prof. Shkencave Politike.